E frymëzoi protesta e banorëve të Unazës së re ku nisi rreth 5 muaj më parë, sot i ka krijuar bindjen se këmbëngulja dhe bashkimi janë një binom që nuk e mund dot asnjë qeveri.
“Çdo protestë është vendim dhe tash 127 ditë e netë, banorët e Unazës së Re e kanë marrë vendimin për të mos ja dorëzuar dinjitetin e tyre, të ardhmen e tyre, mafies dhe Edi Ramës”.
Nuk iu dorëzuan sepse besuan tek e drejta dhe jo tek vendimet e mafias tha kryetari i Partisë Demokratike në protestën e banorëve të unazës së re.
“Këtu në Unazën e Re vendimet i mori mafia, i mori Edi Rama, Afrim Qendro, Damian Gjiknuri dhe mafiozët e lidhur me të. Por vendimin final nuk e mori dot.Solli FNSH-në që arrestoi fëmijë e shoqëroi edhe nëna shtatzëna. Koha e hajdutëve po merr fund bashkë me kohën e Edi Ramës që ka marrë fund. Ai është një kufomë politike dhe banda e tij, e hajdutëve që qeveris vendin, i ka ditët e numëruara”.
Që pastrimi të bëhet një herë e mirë ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen në protestën e 16 marsit.
“Vendimi juaj për ti hapur rrugë zgjidhjes politike që ne kemi propozuar, është po kështu vendimi i vetëm i drejtë që mund të merret në këto kushte. Djegia e mandateve parlamentare të opozitës është vendimi më i ligjshëm, më demokratik dhe më patriotik i ndërmarrë ndonjëherë. Me këtë ju ftoj të gjithëve, me 16 mars kemi një takim me historinë dhe ajo nuk do të jetë historia e triumfit të së keqes, por do jetë historia e triumfit të bashkuar. Unaza e bashkua ka për të fituar, shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”.
Ndërsa kryeministrit Rama i përsërit se edhe pak kohë i duhet që të lërë karrigen e kryetarit të qeverisë. /abcnews.al