Menjëherë pas prezantimit të raportit të Guardia di Financës, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm italian. Mesazhi i tij kryesor, tha Basha, ishte se nuk do të ketë të paprekshëm në këtë betejë kundër krimit. Ndërsa Edi Paloka, tha se deklaratat e Minitit provuan lidhjen e qeverisë me bandat e drogës.
Pas një takimi me ministrin e Brendshëm Italian, Marco Minitin, Lulzim Basha veçoi si mesazhin e tij më të rëndësishëm: ndihmën për goditjen e organizatave të mëdha të trafikut të drogës dhe të të paprekshmëve.
“Mesazh shumë domethënës se Italia ka përkushtim serioz për të ndihmuar Shqipërinë në një moment kyç të rrugëtimit të saj drejt BE-së”.
Kreu demokrat tha se në takim mori vlerësime për rolin e opozitës në luftën kundër krimit të organizuar, duke e siguruar PD se do të vazhdojë betejën.
“…në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë organizata të krimit që bëjnë ligjin, që vendosin zgjedhjet; mos të ketë të paprekshëm dhe që drejtësia të veprojë njësoj për gjithë qytetarët, çdo qytetar të jetë i barabartë para ligjit”.
Më herët, nënkryetari Edi Paloka tha se raporti i Gurdia di Finazia konfirmoi çdo akuzë të opozitës. 2017-a sipas tij është prova se kultivimi i drogës në shifra alarmante në 2016-n, ishte me bekim të kryeministrit Rama.
“Sepse nuk ka si të shpjegohet ndryshe se në momentin që Rama deklaroi se nuk do ketë më drogë jemi në këtë situatë”.
Por sipas nënkryetarit democrat, kjo është edhe çështje e ekonomisë së tregut, pasi ka ende tonelata të tëra drogë nga viti i shkuar.
“Nga informacionet që kemi ne, të pakten 100 tonë drogë janë vetëm në Durrës që presin të kalojnë detin. Duket se vazhdojnë të mbajnë ta magazinuar në magazinat e shtetit drogën për të vazhduar më pas në një periudhë tjetër me riprodhimin”.
Në fund të ditës, demokratët lexojnë një fjali në deklaratat e ministrit të Brendshëm italian, se qeveria është e lidhur me krimin.
E ndërsa Basha nuk u ndal të komentojë nëse ka biseduar për çështjen Tahiri në takim, Paloka thotë se ky është vetëm fillimi.
“Kjo histori ka filluar dhe do të ketë vetëm një fund. Fund për Saimir Tahirin, por dhe për Ramën”./abcnews.al
https://youtu.be/FFBvIdPgh4c