Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në selinë blu me aleatët parlamentarë për të vendosur zhvillimin e aksionit opozitar të paraljmëruar prej fundit të vitit të shkuar. Sipas kreut të opozitës Basha protestat nisin në fund të muajit.
Aksion intensiv dhe kompleks i shoqëruar me një sezon protestash – Këto ishin pikat kryesore të dakordësuara në takimin mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe aleatëve parlamentar, në përfundim të të cilit:
“Një kalendar veprimesh që do përqafojë të gjitha shtresat e shoqërisë duke i bërë thirrje medias, profesionistëve t’I bashkohen këtij sezoni të protestave për t’u përballur me krimin e bërë njësh me politikën me paligjshmërinë që janë faktorë kryesorë të mjerimit ekonomik që ka kapluar vendin. Opozita e ka marrë këtë angazhim kur 300 mijë shqiptarë nuk sigurojnë dot bukën e gojës, nuk paguajnë dot ujin e dritat. Kjo është arsyeja pse po zbrasen burgjet nga kriminelët për t’i bërë vend qytetarëve. Kjo është t’i shpallësh luftë popullit”- deklaroi Basha.
Kjo deklaratë mund të ishte thjeshtësisht një përsëritje e asaj të shkurtit të një viti më parë. Por per kreun e opozitës Basha, sot është shkelur dokumenti më I lartë I shtetit, Kushtetuta.
Datën e protestës së parë, e cila në retorikë duket se çel një sezon protestash, e paracaktuar për fundin e këtij muaji, deklaron se do ta bëj publike brenda 24 orëve, pas një konsultimi me krerët e rretheve dhe grupin parlamentar.
Më datë 15 çelet edhe sesioni parlamentar për këtë vit, por shefi I opozitës mbetet skeptik në eleminimin e seicilit prej tre skenarëve të parashtruar si aksion opozitar, pjesmarre e kushtëzuar në palrament, bojkot I papërcaktuar dhe protesta.
Por burime pranë këtij grupi parlamentar konfirmojnë për ABC Neës se opozita do të jetë prezente në sallën plenare më datë 15, për të mundësuar aksionin e saj opozitar./abcnews.al