Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi pasditen e së martës takime me disa të rinj, profesionistë në fusha të ndryshme në Shkodër. Gjatë bashkëbisedimit me ta, kryedemokrati u shpreh ndër të tjera se politika është një instrument për të ndryshuar dhe se të rinjtë duhet ta shohin si opsion.
Po ashtu, Basha tha se ata që ata që thonë se politika është e keqe, duan ta mbajnë pushtetin për vete.
Basha u shpreh se mundësitë që ka vendi për të investuar tek të rinjtë që merren me teknologjinë e informacionit janë mahnitëse. Sipas tij, nëse bëhet kryeministër, Basha do ta bëjë prioritet kryesor këtë çështje dhe në një katër vjeçar, do të krijohet në Shqipëri një shtresë e mesme që merret me teknologji të informacionit.
I pyetur për turizmin, Basha i kishte idetë e qarta. “Investitorët e huaj janë përzënë me dajak në Shqipëri. Shkodra do të ishte kryeqytet i turizmit për Shqipërinë. Duhet të zgjatet sezoni turistik që është më i shkurtri në Ballkan, të jetë të paktën sa në Greqi.
Planin e kemi diskutuar me shoqatat dhe operatorët turistikë. Shumë shpejt do i shpalosim në bashkëpunim me miqtë tanë europianë. Turizmi është një potencial i jashtëzakonshëm. Shkodra duhet të marrë atë vend që e meriton” tha ai. /abcnews.al