Basha takim me fermerët në Shushicë

schedule16:00 - 14 Prill, 2018

schedule 16:00 - 14 Prill, 2018

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një bashkëbisedim me fermerët në Shushicë të Elbasanit ndau me ta shqetësimet e shkaktuara nga mbi-taksimi dhe mungesa e subvencioneve. Pasi dëgjoi fermerët kreu i opozitës i ftoi të vijojnë të ngrenë zërin dhe të marrin fatin në duart e tyre.

Kreu i opozitës ishte në Elbasan ku i shoqëruara nga deputetët e zonës zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët atje. Plani i regjistrimit të fermerëve me NIPT dhe vendosja e TVSH-së për  bizneset me xhiro mbi 2 milion do të prekë edhe ata.

“Kush është përfituesi i këtij sistemi që vë taksa por nuk jep shërbime? Janë 10 vetë, është Edi Rama me një çetë të vogël kriminelësh dhe oligarkësh. Po mban peng jo vetëm Shushicën dhe Elbasanin, por gjithë shqiptarët. Është e papranueshme 3 milionë njerëz peng i 10 vetave. Duhet të ngriheni të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Koha e fjalëve po merr fund, ka marrë fund është koha e veprimeve. Po nuk u çuat, po nuk e kundërshtuat vendosjen e TVSH-së edhe për fermerët me NIPT që kanë xhiron mbi 2 milionë lekë nesër siç e tha Rexhepi do të vijë t’ju marrin tokën. E keqja nuk di të ndalet po nuk e ndalëm të gjithë bashkë. Po të ngriheni të gjithë bashkë nuk ka forcë mbi tokë t’ju ndalojë. Nuk ka qeveri sado të korruptuar, sado kriminale, sado bandite, t’i bëjë ballë popullit, fermerëve, kur janë të gjithë të bashkuar”.

Ky i fundit denoncoi braktisjen e tokave nga fermerët.

“Fermeri tani është i detyruar ta braktisë tokën dhe kanë filluar të mos e mjellin, për arsye se shteti nuk i merr në konsideratë kërkesat, mundësitë dhe detyrimet që ka ndaj fermerëve”.

Shkak është taksimi i lartë dhe mungesa reale e subvencioneve, theksuan ata.

“Ujin e ujitjes ma kanë futur në sahat, duhet të paguash paret më tha”.

Kreu i opozitës Basha i ftoi fermerët të vijojnë të ngrenë zërin për padrejtësitë që pësojnë. koha e fjaleve ka marrë fund, tashmë është koha e vrpimeve, theksoi kreu i demokratëve Lulzim Basha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!