Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Rama fajëson Europën për dështimet e tij”, Basha: Politika duhet të jetë shërbim të qytetarëve

schedule15:48 - 1 Prill, 2021

schedule 15:48 - 1 Prill, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me përfaqësues të disa familjeve të vjetra në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë.

Basha u shpreh se në çdo takim me qytetarët sheh dëshirën për të larguar një orë e më parë kryeministrin Edi Rama.

Ai gjithashtu theksoi se politika duhet të jetë shërbim ndaj qytetarëve dhe jo tangërllik apo arrogancë.



Gjithashtu kryedemokrati tha se kryeministri Edi Rama nuk bën gjë të tjetër veçse fajëson Europën për dështimet e tij, ndërsa ritheksoi se nuk do t’i përgjigjet sharjeve dhe akuzave të tij, por do të vazhdojë me programin e ekipit drejt destinacionit finale.

“Taksirat edhe këto 3 javë që kanë mbetur, sa herë që ta dëgjoni me sharje ndodh për shkak se nuk ka çfarë t’i thotë më shqiptarëve. Besoj se një gjë e kemi të qartë sepse pyetja që shtrohet me 25 prill është do të ecim përpara drejt Europës apo do të mbetemi në vend numëro. Sot ai fajëson Europën për dështimet e tij. Sot ju them se të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur futjen e Shqipërisë në Europës”, tha Basha.

Në këtë bashkëbisedim qytetarë ngritën shqetësimin për ndërtimin e pallateve duke zënë hapësira të rëndësishme në këtë zonë.

“Ndjehem shumë i nderuar që ndodhem në këtë djep të familjeve autoktone të Tiranës. Nuk ka gjë më të madhe se sa të marrësh bekimin e zemrës së Tiranës. Ajo i ka paraprirë gjithmonë shpresës. Potenciali i Tiranës është i jashtëzakonshëm. Shoh që po zhduken monumente të kulturës për të cilët të gjithë kryeqytetasit duhet të jenë krenar. Nga ana tjetër ky është motori i ekonomisë, por që motori të funksionojë si duhet të ketë transparencë”, tha Basha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!