Ka reaguar kreu i opozitës, Lulzim Basha, pas situatës së krijuar në Gjykatën e Tiranës mes deputetëve të Partisë Demorkatike dhe forcave blu jashtë ambienteve, ku po mbahet gjyqi për 23 të ndaluarit pas protestës së Rrugës së Kombit.
“Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës”, shkruan kreu i demokratëve në Facebook.
“Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend” , vijon ai.
“Kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”, përfundon kreu i opozitës Basha./abcnews.al