Basha: Rama shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët gjatë pandemisë

schedule09:56 - 4 Qershor, 2020

schedule 09:56 - 4 Qershor, 2020

Edi Rama e ka shkatërruar ekonominë dhe ka varfëruar shqiptarët akoma edhe më shumë gjatë pandemisë, sipas kryedemokratit Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Basha shkruan se “propaganda me regji qendrore” nuk e fsheh dot dështimin.

Duke publikuar një video nga Thumana, Basha shton se “Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi.”

Po ashtu, kreu i opozitës, përmend edhe fluturimin në Paris, “me charter luksi” të kryeministrit, duke shtuar se në vend të udhëtonte duhej të kishte ndihmuar familjet e varfra.

Postimi i plotë:

RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.

Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.

Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.

Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.