Basha: Rama ka privatizuar gjykatën dhe prokurorinë

schedule16:03 - 4 Prill, 2018

schedule 16:03 - 4 Prill, 2018

Pas vendimit të gjykatës për lënien në burg të 11 protestuesve, kreu i opozitës, Lulzim Basha, tha nga selia blu se kjo është prova që kryeministri ka privatizuar shtetin. Opozita, sipas Bashes, do të mbështesë çdo proteste qytetare si ajo e paralajmëruar për bllokimin e disa akseve rrugore.

Lulzim Basha: “Edi Rama ka privatizuar Gjykatat, Prokurorinë, Policinë për të vazhduar grabitjen e shqiptarëve dhe për të pamundësuar drejtësinë e vërtetë. Çfarë lidhje ka ky regjim që lejon Orest Sotën të kapet me 860 mijë euro në makinë me patentën e Sajmir Tahirit dhe mban në burg Florin Onuzin, babain e tre fëmijëve, i grabitur në mes të natës pasi i kanë terrorizuar familjen sikur të ishte terrorist. Ky është një regjim që shkel dhe nëpërkëmb të drejtat e qytetarëve. Katër ditët e fundit kemi parë sesi gjykata ka shkelur të drejtat e qytetarëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!