Basha: Qershori tjetër do të jetë më i keq

schedule13:43 - 28 Qershor, 2018

schedule 13:43 - 28 Qershor, 2018

Në fjalën që mbajti në Kuvend, kryetari i PD-s, Lulzim Basha tha se Qershori tjetër do jetë edhe më i keq se ky i këtij viti.

Për Lulzim Bashën, Këshilli Europian nuk do të vendosë sot për hapjen e negociatave. Sipas tij, Shqipërisë i janë shtuar kushtet.

“Qershori tjetër do të jetë edhe me keq se ky Qershor…E vërteta është se Këshilli Europian nuk do të vendosë sot për hapjen e negociatave. Vendimi për hapjen ose jo të negociatave do të shqyrtohet në Qershor 2019, sepse Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, sepse Shqipërisë i janë shtuar kushtet, sepse kemi një krye-gënjeshtar si kryeministër. Kjo është arsyeja se pse Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Ndaj Esat, Haxhi Qamil dhe Hamza Kastriot kemi një dhe vetëm një, ai është Edi Rama”, tha kryedemokrati Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!