Duke pranuar gabimet, Lulzim Basha i ka kushtuar kritikëve të tij, një pjesë të mirë të fjalës së tij 70 minutëshe, në kuvendin kombëtar të PD. Ai tha se i ka dëgjuar dhe u shtrin dorën për bashkëpunim për të forcuar PD e jo për pazare. Nuk ka munguar edhe aludimi për Majlinda Bregun, teksa ka folur për opozitarë të shitur tek qeveria. Megjithatë kryetari I PD ka përsëritur se bashkimi i të gjitha kontributeve është rruga për tu bërë alternative qeverisëse.
Në kuvendin kombëtar të demokrat kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ajo që na bashkon sot është dashuria për vendin dhe aspiratat për ta parë si gjithë Europa. Ai akuzoi qeverinë Rama për kaosin e thellë ekonomik dhe udhëkryqin ku ndodhet vendi.
“Kjo qeveri ka shkatërruar ekonominë sistemin arsimor, ka vjedhur taksat. Ka mbushur kriminelë në zyrat e Europës. Kjo qeveri e ka kaluar pushtetin në dyart e bandave, ka kthyer vendin përmbys me reformën territoriale dhe sistemi ee sofistikuar të blerjes së votës”.
Basha pranon që nuk ia doli të qeverisë vendin dhe merr përgjegjësitë.
“Ata kanë dështuar por edhe ne nuk ia dolëm, që ti japim vendin zgjedhjet të lira e të ndershme, të ndanim politikën nga krimi, të çonim bosët e drogës prapa hekurave
Duke lënë pas humbjen e zhgënjimin dhe të themi kurrë më njëzëri. Ja ku jemi bashkë mijëra demokratë për të nisur një tjetër rrugëtim të ri për PD dhe Shqipërinë europiane, plot besim te vetja e misioni”.
Nga Kuvendi demokrat, Basha u bëri thirrje të gjithëve që të bashkohen për t’i ktheyr vendit shpresën dhe besimin.
“Nga ky Kuvend i madh dua t’i shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribojë dhe të bashkohet me ne për t’i kthyer këtij vendi shpresën dhe besimin tek e nesërmja. Dora ime do të mbetet e shtrirë jo për pazare as për të bërë fotografi por që së bashku të ndërtojmë rrugën tonë drejt suksesit.”
“Ja ku jemi bashkë me mijëra demokratë, të gatshëm për të nisur një tjetër rrugëtim të madh dhe të suksesshëm për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë europiane.
Plot besim tek vetja, por mbi të gjitha plot besim tek vlerat dhe tek vizioni që ne ndajmë me njëri-tjetrin.
Sot e gjithë Shqipëria pret nga ne. Është një pritje e thellë në kufijtë e dëshpërimit. Sepse këto nuk janë kohë të mira për Shqipërinë. Unë kam udhëtuar këtë periudhë në çdo cep të Shqipërisë. Kudo kam parë pasigurinë e nënave për bukën e fëmijëve. Kam parë frikën e të rinjve për të adhmen. Kam parë dëshpërimin e baballarëve që nuk gjejnë punë. I kam parë shqiptarët të braktisur dhe të vetëm përballë fatkeqësive të natyrës. I kam parë të rropaten për të mbajtur frymën gjallë”.
/ abcnews.al