Basha për Teatrin: Akt kriminal, Presidenti të mos e dekretojë

schedule13:04 - 6 Korrik, 2018

schedule 13:04 - 6 Korrik, 2018

Kreu i Partisë Demokratike e cilësoi ligjin e ri për Teatrin Kombëtar si antikushtetues dhe shkatërrim të shtetit ligjor. Lulzim Basha i bëri thirrje Presidentit që të mos dekretojë ligjin, ndërsa qytetarëve që t’i bashkohen protestës kundër shembjes së Teatrit, protestë, së cilës siç njoftoi Basha, do t’i bashkohet dhe opozita.

Mesazhin e fortë drejtuar qeverisë në pushtet e artikuloi edhe në formë thirrje për qytetarët.

“Le ta dëgjojë mirë çdokush, kryehajduti dhe banda e tij, parlamenti i kthyer në noter të akteve korruptive të Ramës, kur s’ka institucione drejtësie do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar”.

Djegia e mandateve, rruga më e thjeshtë, por është përballja objektiv i opozitës, thekson ai. Për këtë fton në betejë kreun e shtetit dhe qytetarët shqiptarë.

“Thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes. SThirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestuesve. Forca e vetme që ka Rama është idiferenca dhe mos-veprimi ynë. Bashkë nuk ka njeri ta shembë Teatrin”.

Dorën ua shtrin edhe ambasadorëve, duke i kaluar edhe një mesazh.

“Thirrje ambasadorëve të vendeve partnere, ja ku keni pastrim parashë, që dhunon sundimin e ligjit, ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Nëse nuk flisni sot nuk ju beson askush nesër”.

Reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha vjen pas 12 orësh aktivitet parlamentar në seancë plenare gjatë të cilave opozita qëndroi në kundërshtim të ligjit por 75 kartona mazhorance i dhanë dritë jeshile asaj që demokratët konsiderojnë.

Antikushtetues dhe shkatërrim i shtetit ligjor. Sot krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi me votën e 75  hajdutëve”.

Ligjet e miratuara në parlament prsin deri në 20 ditë shpalljen e tyre nga Presidenti i Republikës, i cili ka të drejtë brenda kësaj kohe ta kthejë atë për ri-shqyrtim në Kuvend vetëm njëherë, duke e shtyrë potencialisht votimin e dekretit për ligjin për teatrin në Kuvend për në muajin shtator. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!