Basha për median italiane: Edi Rama duhet të dorëhiqet

schedule14:31 - 23 Mars, 2019

schedule 14:31 - 23 Mars, 2019

Në një intervistë për italianen “Il Fato Quotidioano” lideri i opozitë Lulzim Basha këmbëngul në faktin se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen. Basha shprehet se Shqipëria nuk mund të jetë më ajo e drogës dhe spastrimit të parave. 

Lideri i opozitës dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një intervistë për italianen “Il Fatto Quotidiano” ka folur për situatën aktuale në Shqipëri duke këmbëngulur se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen.. duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për përdorimin e gazit lotsjellës nga ana e policisë, në protestat e opozitës, Basha tha se forcat e rendit e përdorën në mënyrë të rrezikshme dhe krejt të pajustifikueshme. Ai theksoi e ekzistojnë pamje që tregojnë sesi gazi lotsjellës është përdorur në mënyrë të qëllimshme nga forcat policore për të dëmtuar protestuesit.

Ndërsa i pyetur për rreshtimin me LSI-në, një forcë politike e cila për katër vjet ka qenë aleate e Kryeministrit Rama, Basha tha se çdo qytetar, organizatë a formacion politik që ka si objektiv të vetin çlirimin e vendit nga droga dhe krimi i organizuar është i mirëpritur të bëhet pjesë e frontit të bashkuar opozitar. Ai shtoi se nën qeverisjen e Ramës, Shqipëria u shndërrua në një parajsë për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të pista.

Dhe pikërisht kjo para e nxjerrë nga trafiku është përdorur si në aktivitete ekonomike, ashtu edhe në politikë. Fitimet e trafikut të drogës u ricikluan për të kushtëzuar politikën si dhe për të blerë zgjedhjet e 2017-s.

Basha e përshkroi situatën aktuale në Shqipëri me një pakënaqësi e mjerim masiv, i cili po mishërohet jo vetëm në protesta e revolta masive, por edhe në një fluks masiv emigrimi.

Nëse do të votohej nesër, cilat janë gjasat që partia juaj të fitonte? ishte pyetja e fundit e gazetarit. E sipas Bashës kjo e opozitës nuk është një betejë për pushtet. “Po luftojmë që të ketë drejtësi dhe një qeveri për qytetarët. Në këtë betejë besojmë se kemi edhe mbështetjen e shumicës dhe sondazhet e konfirmojnë këtë.” – përfundoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!