Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kundërshtoi fort mënyrën se si po procedon Kuvendi për Kryeprokurorin e Përkohshem. Basha i beri apel kryeministrit të tërhiqet sa më parë nga kjo shkelje kushtetuese, sepse, sipas tij nuk mund të ketë prokuror të ri të përgjithshëm pa veting dhe pa u ngritur KLP.
Hyri në sallë me Kushtetutën në dorë.
Janë këto shtyllat e betonit të paracaktuar nga Kushtetuta si baza mbi të cilën ngrihet institucioni i Prokurorit. Qëllimi ishte ai i vetë ndryshimeve kushtetuese, thekson kreu i opozitës.
Roli i Kuvendit dhe hapsirat ligjore u përcaktuan tek ligji themeltar i shtetit jo më kot, kur diskutoheshin këto ndryshime, porse për të siguruar pikërisht mospërfshirjen e politikës tek sistemi i drejtësisë.
Sa i përket ftesës së kryeministrit Rama për bashkë-dakordësi për prokurorin, Lulzim Basha i kujton se dakordësinë e ka dhënë tashmë dhe ajo është e shkruar e zeza mbi të bardhë.
Por një interpretim të zgjidhjes së situatës në mungesë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë e bëri edhe vetë.
Kryeministri e njeh edhe arrogancën e sundimit me kartona në parlament sipas Lulzim Bashës, e në një skenar të tillë…
Opinionet dhe komentet e trupave diplomatike të huaja dhe misioneve partnere në vendin tonë sa i përket mbështetjes së procedurës që zgjedh prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm në parlament me shumicë të thjeshtë votash, Lulzim Basha i konsideron nul ligjor./abcnews.al