Basha pas shkarkimit të Hilës: Skenar i Ramës dhe Doshit

schedule15:01 - 28 Qershor, 2019

schedule 15:01 - 28 Qershor, 2019

Hakmarrje personale politike kundër një përfaqësuesi të ligjshëm e shpjegon Lulzim Basha vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës Zef Hila.

“Nuk ka asnjë motiv dhe asnjë arsye për shkarkimin e tij”, tha Basha.

Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e Vaut të Dejës sipas kreut demokrat.

“Zef Hila është një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përzihet në planet tinëzare dhe burracake të Edi Ramës kundër njerëzve të pafajshëm. Sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte, për të krijuar përplasje”, u shpreh Basha.

Në sytë e opozitës Edi Rama është një kryeministër që kërkon ta mbajë pushtetin duke flijuar njerëz të pafajshëm. Një plan që do t’i dështojë me sukses garanton Lulzim Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike i bën thirrje mbështetësve dhe të gjithë qytetarëve qe të mos bien pre e provokimeve. Fundi politik i kryeministrit Rama është vetëm  një hap larg i siguron ai shqiptarët./ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!