Basha: Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet s’hapen negociatat

schedule17:18 - 9 Maj, 2019

schedule 17:18 - 9 Maj, 2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u bëri thirrje qytetarëve gjirokastritë që t’u bashkohen prostestës së madhe që do të mbahet me 11 Maj përpara Kryeministrisë. Në Ditën e Evropës, Basha theksoi se këto vite tranzivcioni kanë qenë të vështira dhe plot sakrifica.

“30 vite tranzicion kanë qenë një udhëtim  plot sakrifica drejt Evropës. Edhe ju Gjirokastritët keni qenë dëshmitarë të emigracionit drejt Greqisë. Kush s’e di se emigracionin dhjetëra të rinj e paguan edhe me jetë. Kush nuk e di rrugëtimin tonë plot sakrifica që është shkruar në memorien e nënave dhe baballarëve të Shqipërisë, e në veçanti të Gjirokastrës. 30 vite për të shkuar në Evropë, por edhe hapa për ta sjellë Evropën këtu. Nuk është rastësi se këto hapa janë marrë nga demokratët shqiptarë, nga PD, që nga anëtarësimi në KE, nënshkrimi i MSA, marrja e ftesës për në NATO, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave dhe marrja e statusit për vendin kandidat.  Sot edhe njëherë po na thërret në skenë, në skenën e vendimit të madh politik, po na thërret vokacioni perëndimor, ndaj thirrja ime e parë ndaj aktivistëve tanë dhe ndaj qytetarëve tanë, shqiptarë e minoritarë: bashkohuni me 11 maj për Shqipërinë si e gjithë Evropa”, tha Basha.

Më tej, kryedemokrati Basha deklaroi se qeveria ka marrë një mesazh nga Berlini dhe ai është që pa u futur në burg politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017-s nuk do të hapen negociatat.

“Në këtë Ditë të Europës, mesazhet kanë ardhur të qarta dhe të prera për qeverinë e Edi Ramës, mesazhe të qarta nga Berlini se pa u hetuar dhe pa shkuar në burg, pa u dënuar politikanët që vodhën zgjedhjet e 2017-s, Shqipërisë nuk do i hapen negociatat. Kjo është e vërteta dhe jo pallavrat e Edi Ramës, jo propaganda e tij. Kjo është e vërteta e zeza mbi të bardhë, drejtpërdrejt nga Berlini sot. Pa u ndëshkuar ato që vodhën zgjedhjet e vitit 2017 nuk mund të ketë çelje negociatash.  Se po nuk u ndëshkuan vjedhësit e votave si mund të kemi një palë të tjetra zgjedhjesh. Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evropiane. Ne demokratët jemi të qartë dhe të vendosur. Unë e di si shkohet në Europë. Shkohet me zgjedhje të lira, me ndarje të pushteteve, ku parlamenti kontrollon qeverinë dhe jo e kundërta”, tha Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!