Basha: Opozita nuk e ka braktisur kurrë tryezën e Reformës Zgjedhore

schedule14:57 - 22 Maj, 2020

schedule 14:57 - 22 Maj, 2020

Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur para gazetarëve se nuk do të kthehet në tryezën e reformës zgjedhore. Kjo pasi sipas tij, opozita nuk e ka lënë asnjë herë këtë tryezë.

Po ashtu, kreu i PD u shpreh se opozita nuk mund të ulej në atë tryezë disa orë pasi ishte shembur Teatri Kombëtar.

“Loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte edhe reformën Zgjedhore dhe shanset për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme e të merrte peng procesin e integrimit europian të vendit tani doli zbuluar,” u shpreh Basha nga selia e PD.

Kryedemokrati u shpreh gjithashtu se PD dhe opozita e bashkuar janë të vendosur që  t’iu japë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për t’u bashkuar në një votë plebishitare për të larguar këtë të keqe.

Sa i përket Zgjedhores, Basha u shpreh:

“Ne nuk e braktisëm kurrë procesin e reformës zgjedhore pasi këtë dëshiron Edi Rama. Braktisja e reformës zgjedhore shtyn objektivin kryesor të shqiptarëve që është largimi, shporrja e këtij keqbërësi… me votën e shqiptarëve.”

I pyetur nëse është i gatshëm të ulet në një tryezë për integrimin, siç u propozua nga presidenti Meta, Basha tha se Presidenti e ka marrë përgjigjen e PD.

Basha u shpreh:

“Jam njohur me propozimet e presidentit që në javën e parë të prillit, e ka marrë përgjigjen time. I kam thënë që Edi Rama ka 15 detyra për të kryer opozita ka një detyrë për të kryer. Edi Rama nuk po tregon vullnet.”  /abncews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!