Basha: Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë

schedule11:39 - 14 Prill, 2019

schedule 11:39 - 14 Prill, 2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi në rrjetet sociale një ditë pas protestës së opozitës përpara Kryeministrisë dhe parlamentit. Ai shkruan se ky është fundi i qeverisë bandë, e cila është kapur duke vjedhur zgjedhjet së bashku me kriminelët.

Gjithashtu, Basha shprehet se nuk do të ketë asnjë kompromis me ëndrrën europiane të qytetarëve shqiptarë.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë”, shkruan në Twitter kreu i demokratëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!