Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Nuk ka dialog pa largimin e Edi Ramës

schedule18:56 - 18 Prill, 2019

schedule 18:56 - 18 Prill, 2019

Pas takimeve me strukturat e forcës politike që drejton, kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë për media dekalroi se nisja e dialogut politik me Partinë Socialiste për krijimin e një qeverie tranzitore që do të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme, ka kusht parësor largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Tre janë propozimet e Kryesisë së PD te miratuara nga Këshilli Kombëtar i kësaj force politike. Refuzimi i regjistrimit në zgjedhje nëse nuk plotësohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Mos lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve fasade që shkatërrojnë demokracinë si dhe mandatimin e kreut të partisë dhe sekretarit të përgjithshëm për të diskutuar me partitë opozitare mënyrën e implementimit të këtij qëllimi”.

Këshilli i dha votën unanime, zërin propozimeve ja dha vetë kryedemokrati Basha.

“Largimi i tij është kushti i parë për nisjen e nëj dialogu me PS që do të çojë drejt një qeverie tranzitore me mandate për të përgatitur zgjedhjet. Në bashkëpunim jo vetëm me aleatët gjatë ditëve dhe javëve në vijim do të shpalosim propozimet tona për mandatin e qeverisë tranzitore. Pa largimin e Edi Ramës nuk ka dialog pa largimin e Edi Ramës do të vijojë përballja e qytetarëve”.

Kjo përballje do të vijojë në çdo formë sipas kryedemokratit Basha, përfshirë atë të protestave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!