Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Basha: Nuk do të jem njeriu që kur kërkon votën shtrihet barkas, e kur merr pushtetin bëhet arrogant

schedule14:26 - 7 Prill, 2021

schedule 14:26 - 7 Prill, 2021

Kreu u Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me entuziazëm nga qytetarët në Belsh.

Lideri i opozitës tha se në çdo takim sheh dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.

“Zotohem para jush se nuk do jem njeriu që kur kërkon votën, shtrihet barkas, e kur merr pushtetin bëhet arrogant. Nuk bëj premtime fallco e tullumbace. E tregon tuneli i Elbasanit, heqja e vizave, futja në NATO, më jepni mundësinë që Dumrenë, këtë mrekulli të natyrës dhe Zotit dhe një pasuri për ju dhe familjet tuaja”, tha ai.



Basha ka kërkuar nga qytetarët e Belshit që të ndëshkojnë me votë Edi Ramën dhe mos ia hapin më derën për një mandat të tretë.

“Ndihem sikur jam kthyer në shtëpinë time, në Dumrenë e bukur që e dua kaq shumë. Në këtë perlë jo të Elbasanit por gjithë Shqipërisë. Jo më kot Frashërliu i madh e donte kryeqytet të kombit shqiptar.

Me shumicën prej jush njihemi prej më shumë se një dekadë. Bashkë kemi qenë në ditë të mira, kur kemi evidentuar projekte të mëdha që i kemi zhvilluar rrënjësisht Dumrenë, Belshin, ekonominë tuaj dhe fatet e familjeve tuaja. Bashkë kemi qenë edhe në ditët e errëta. Dita duket që në agim.

Që në vitin e parë mashtrimet u ndjenë në kurriz të shqiptarëve, e veçanti fermerëve të Belshit. Nuk i harroj lotët e fermerit, që premtimi për çmimin e duhanit do bëhej realitet. Kërrusja e kurrizit për fidanët, puna 14 orë, dhe e dinin që nuk do nxirrnin fitim, por as do shlyenin borxhin.

Sot dua t’ju them se, çdo zotim nga biznesit të vogël, zotim ndaj rinisë, është me plan të mirë studiuar nga mbi 500 ekspertë. Më 25 prill është përgjegjësia juaj që duke votuar masivisht për ndryshim, t’i jepni mundësinë t’i bëjmë këto plane realitet. Zgjedhja është e thjeshtë, edhe 4 vite të tjera me njeriun që iu shkatërroi ekonominë, edhe 4 vjet me njeriun që e la Shqipërinë vendnumëro.

Rriti naftën ,energjinë, taksat, edhe 4 vite të tjera dështime, apo votë për PD, për ndryshimin, ekonominë tuaj, për Shqipërinë si gjithë Europa. Votë për fëmijën tuaj, që Belshi dhe Dumreja të kenë atë që meritojnë.

Zotohem para jush se nuk do jem njeriu që kur kërkon votën, shtrihet barkas, e kur merr pushtetin bëhet arrogant. Nuk bëj premtime fallco e tullumbace. E tregon tuneli i Elbasanit, heqja e vizave, futja në NATO, më jepni mundësinë që Dumrenë, këtë mrekulli të natyrës dhe Zotit dhe një pasuri për ju dhe familjet tuaja. Zoti ju bekoftë.”, tha më tej Basha./abcnews. al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!