Basha në Përrenjas: Garantojmë statusin e minatorit, të djathtë dhe të majtë votoni ndryshimin

schedule17:56 - 11 Prill, 2021

schedule 17:56 - 11 Prill, 2021

Pas Librazhdit, ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në Përrenjas. Basha është pritur nga qindra mbështetës me brohoritje. Para tyre, kryedemokrati u shpreh se entuziazmi për ndryshim është kudo në vend.

Basha premtoi para demokratëve të Përrenjasit statusin e minatorit. Sipas tij 25 prilli është dita e qytetarëve që kanë në dorë politikanët. Basha u bëri thirrje të djathtëve dhe të majtëve që të shkojnë masivisht në kutitë e votimit dhe të votojnë për ndryshimin.

“Energjia e ndryshimit e ka pushtuar Përrenjasin. Siç e thotë dhe kënga e fushatës energjia për ndryshim mbarë Shqipërisë është e pandalshme. Ndryshimi ju e dini që po vjen për ju. Beteja e 25 prillit po bëhet për njerëzit e thjeshtë të këtij vendi.

Na la në vend numëro aty ku ishim tetë vite më parë. premtoi hapjen e negociatave. Tetë vite hapi shampanjën për vete dhe hapi dyert për emigracionin. Tetë vite dështim dhe ja vjen të trokasë në derë dhe do edhe katër vite të tjera. As katër ditë, as katër orë më shumë, më 25 prill vjen dita dhe ora për ndryshim. Nuk është ditë e partive, por dita e popullit, kur ju i keni në dorë të gjithë politikanët. Do të vazhdojmë edhe katër vite si këto tetë vite apo do të votojmë për ndryshim. Minatorët shqiptarë do të kenë dinjitetin e plotë, statusin e minatorit. Sikundër bashkarisht me Europën dhe Amerikën do të hapin dyert e mbyllura të investimeve të huaja,për fermerët, studentët. Ne do të bëjmë të mundur që vendi ynë të bëjë përpara.

Më 25 prill të dalin pasivisht në kutitë e votimit. Të djathtë dhe të majtë, të gjithë bashkë për ndryshim. Ju do të votoni jo për partitë, por për veten tuaj. Votoni për Shqipërinë drejt Europës,” tha Basha. g.v/abcnews.al