Basha në Kuvend: Negociatat, lajm i keq për Shqipërinë

schedule11:01 - 21 Qershor, 2018

schedule 11:01 - 21 Qershor, 2018

Edhe seanca e sotme plenare ka nisur me të njëjtën panoramë: Opozita bllokoi foltoren pasi Lulzim Bashës, iu ndërpre fjala pas përfundimit të kohës së procedurës. Por në fjalën e tij, Basha tha se është njoftuar nga burime pranë parlamentit gjerman se deputetët të majtë e të djathtë janë unifikuar në qëndrimin se  Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në kuvend ka deklaruar qëndrimin e Gjermanisë dhe aleatëve europianë sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë. Sipas kryedemokratit pas samitit franko gjerman, kristiandëemokratët e socialdemokratët gjermanë kanë rakorduar qëndrimin e tyre sa i përket hapjes së negociatave. Basha theksoi se ky është lajmi më i keq për Shqipërinë, që do të thotë se kryeminsitri ka gënjyer dhe Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.

“Mbrëmë 24 pas samiti franko gjerman, kristiandëemokratët e socialët germanë aleatët dhe socialdemokratët gjermanë kanë rakorduar qëndrimine tyre sa i përket hapjes së negociatave me shqipërinë. Ashtu si Edi Rama e di fare mirë lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët që mund të prisnin, lajmi që Shqipëria që nuk e meriton, është lajm i qeverisë gjermane se Edi Rama ka gënjyer, se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet, në këtë rezolutë që do behet zyrtare të martën. Për herë të parë Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte por edhe proces kontrolli. Kjo është një ngjarje dramatike për Shqipërinë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!