Basha në FB : Rama dhe Xhafa, padrinot e bixhozit në Shqipëri

schedule11:23 - 16 Shtator, 2018

schedule 11:23 - 16 Shtator, 2018

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një video-mesazhi të postuar në rrjetin social facebook e ka quajtur aksionin e parë të qeverisë Rama 1, atë ndaj lojrave të fatit të quajtur “Fundi i Marrëzisë”, si lëvizje për kontrollin e biznesit të bixhozit i cili jo vetëm nuk u mbyll si ishte premtimi elektoral i kryeministrit, por u rrit me 4 here, thekson Basha. 4230 të tilla numëron sot Partia Demokratike, përballë 928 pika bastesh në 2013-ën kur Edi Rama mori mandatin e kryeministrit.

Videoja kujton deklaratën e kryeministrit Rama më 31 Tetor 2013 kur deklaronte se ky aktivitet kriminal sipas tij ka domosdoshmërinë e mbështetjes së ministrit të brendshëm dhe Kryeministrit personalisht. Përmes kësaj videoje, Lulzim basha ka përsëritur akuzën se 1 nga 3 kompanitë në industrinë e bixhozit është e kontrolluar nga vëllai i ministrit të brendshëm Xhafaj, ndërsa ai i kryeministrit, Olsi Rama sipas selisë blu ka monopolin e monitorimit të pikave të basteve. 500 milion dollarë qarkullon kjo industri, e cila kontrollohet nga krimi i organizuar – përfundon mesazhi i Paartisë Demokratike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!