Basha në Elbasan: Në 27 janar fund i mbrojtjes së kriminelëve

schedule15:00 - 18 Janar, 2018

schedule 15:00 - 18 Janar, 2018

Edhe në Elbasan, kryetari i PD i ka ftuar qytetarët të bashkohen me protestën e demokratëve më 27 janar, t’i treguar kreut të bashkisë së tyre se kriminelët nuk janë më zot në Elbasan. Lulzim Basha i thirri qytetarët të protestojnë jo për pushtetin politik të demokratëve, por ligjshmërinë e nevojshme për një shtet funksional demokratik.

Shqipëria është më e mirë kur bijtë e saj qëndrojnë pranë djepit familjar. Ky ishte mesazhi i kryetarit Lulzim Basha me demokratët elbasanllinj, të cilët i ftoi ti bashkohen në protestë pikërisht për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të tyre, këtu.

“Në vetëm 4 vite janë dyfish prindër që kanë parë gëzimin e jetës së tyre t’u largohet, jo nga qejfi, jo dëshira, jo sepse kështu zgjedhin, por sepse këtu nuk kanë asnjë mundësi. Papunësia është ulur këmbëkryq. 50 biznese në ditë mbyllen, u mbyllën vitin e kaluar dhe vazhdon kjo mbyllje. Por po kështu në shërbimet shëndetësore të cilat janë në kolaps total, në arsim e kudo tjetër.”


Elbasani e prek nga afët lidhjen e ngushtë të kryeministrit me krimin, tha kryedemokrati duke iu referuar kreut të bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini që mbron kriminelët që sulmojnë policinë e shtetit, sipas Lulzim Bashës.

“Ato pamje shokuese tregojnë në fakt se ku është shteti i Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës nuk janë policët brenda këtyre makinave apo jashtë atyre makinave. Shteti i Edi Ramës janë banditët, është Suel Çela, është Sanxhaktari dhe banditët e tjerë që kanë marrë peng qytetin e Elbasanit përmes kryepadrinos, Qazim Sejdinit

27 Janari është vetëm pikënisja e akzionit qytetar dhe çdo problemi të tyre , theksoi Basha, duke refuzuar idenë e ardhjes në pushtet në këtë formë.

“Ajo që kërkojmë me 27 janar, nuk është për veten tonë, jo, nuk është për të bërë Lulzim Bashën kryeministër. Unë nuk dua të jem një kryeministër i ardhur nga protestë. Unë dua të jem një kryeministër i ardhur nga vota e qytetarëve shqiptarë, bazuar në programin tonë, në zgjidhjet tonë, në vizionin tonë, në vlerat tona

Qytetarët do i tregojnë Edi Ramës me praninë e tyre mesazhin e qartë se aleancën me krimin nuk mund ta mbajë më në kurriz të qytetarëve, përmbylli kryetari i Partisë Demokratike./abcnews.al