Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se e ka bërë zgjedhjen dhe ajo është bashkë me njerëzit kundër qeverisë-bandë siç e quan ai.
Nëpërmjet një statusi shoqëruar me një video të protestës së 13 Prillit, kreu demokrat akuzon kryeministrin se është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!
Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin. Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet”, shprehet Basha në Facebook.
/abcnews.al