Në një interviste për Abc News me gazetaren Mirela Milori, kreu i PD, Lulzim Basha ka kërkuar q ëtë mbyllen të gjitha fasoneritë dhe Call Center-at.
Sipas Bashës ky vendin duhet të merret menjëherë nga qeveria, pasi në këto biznese ka një numër të madh punonjësish dhe ndikon në pësrhapjen e Covid-19.
https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/205617147447239/
Ndërkohë, më herë kryeministri Rama tha në Abc News se këto dy biznese nuk do të mbyllen për shkak se kanë një impakt të madh në zinxhirin prodhues. Lidhur me këtë Basha tha mbyllja e tyre është një hap i vonuar dhe se Rama duhet të dëgjojë propozimet që vijnë.
Lexo edhe: Koronavirusi, Rama në Abc News: Fasoneritë dhe fabrikat nuk mbyllen
Pjesë nga intervista:
Kreu i PD, Lulzim Basha: Është një arsye më shumë që gjithësecili prej nesh të bëjë atë që i takon. Kjo është kryesorja që sot i kam bërë thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakoknshme. Të detajojë planin e bërë publik dhe të nisë menjëherë zbatimin e planin. Dhe të bëjë gati një plan tjetër që shuma e parave të destinuara ti dalë përpara zinxhirit ekonomik.
Së pari dua ti shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave të sotme. Të prekurit të kenë shërim sa më të shpejtë. Qytetarët të ndjekin pikë për pikë udhëzimet. Këto masa përbajnë një sakrificë, por janë të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish. Duhen zbatuar pa asnjë mëdyshje. Nga zbatimi i masave varet edhe fatura e krizës së jashtëzakonshme. Këto masa po sjellim përkeqësim të gjendjes ekonomike, ndaj dua të përsëris thirrjen e qeverisë që të mos vonojë detajimin e paketës të bërë publike. Dua ta përsëris, gjendja e fatkeqësisë natyrore përcakton disa detyrime, por më e rëndësishme është mbyllja me urgjencë e të gjitha bizneseve që punonjësit në masë punojnë në hapësira të mbyllura. Bëhet fjalë për call-center. Mbyllja e tyre është një hap i vonuar, ndaj kërkoj që si hap të parë nesh në mëngjes asnjë prej këtyre bizneseve të mos jetë i hapur.
Mirela Milori: Në tre momente që ju parmendët Rama ka pasur një përgjigje, cështja e fatkeqësisë natyrore tha është çështje kohe.
Kreu i PD, Lulzim Basha: Mendoj se nuk duhet humbur asnjë minutë. Duhet të ishte bërë prej kohësh, tashmë kemi mbi 100 të infektuar.
Mirela Milori: I është bërë një pyetje në Abc News dhe kryeministri Rama ka thënë se nuk do të mbyllen, se janë pjesë e hallkave të zinxhirit prodhues dhe do të kishte një impakt negativ. Kërkesa juaj që nesër mos të jenë, nga qeveria nuk ka një mendim të tillë.
Kreu i PD, Lulzim Basha: Kam një mendim krejt ndryshe për fasonët dhe call centers nga ajo që ka shprehur kryeministri sot. Nuk është thjesht mendim vetëm i imi, është mendimi i ekspertëve tanë, është mendimi i përfaqësuesve të këtyre degëve të ekonomisë. Gjatë gjithë ditës së sotme kam qenë në kontakt me përfaqësues të shoqatave të fasonerisë, me pronarë dhe administratorë të call centers, të cilët pas mesazhit tim të paradites, në mënyrë unanime pa asnjë përjashtim, e kanë mbështëtur dhe kanë përshëndetur kërkesën time. Mendoj se kryeministri duhet t’i dëgjojë ata. Gjithashtu duhet të dëgjojë çdo propozim që vjen, qoftë nga opozita sepse qëllimi im, qëllimi i Partisë Demokratike, i opozitës nuk është as t’i bëjë hije, as t’i bëjë karshillëk kryeministrit, por të ndihmojë sa është e mundur përmes propozimeve konstruktive për marrjen e masave të domosdoshme në këtë gjendje lufte, siç e ka quajtur, në këtë gjendje të veshtirësisë së jashtëzakonshme për njerëzit. Dhe këtu nuk ka absolutisht asnjë diskutim:
E para Që këto biznese jane vatra të rrezikshme, të cilat zhvlerësojnë çdo përpjekje tjetër që bëhet për distancimin social, hedhin poshtë çdo përpjekje tjetër që bëhet nëpër shtëpitë duke i mbajtur të izoluar njerëzit, në qoftë se kryefamiljarët, kryefamiljaret në rastin e fasonerisë, i mbledhim në ambiente të mbyllura në një afërsi të tillë fizike me shumë pak mjete mbrojtëse, krejtësisht të pamenaxhueshme. Pra, është qartësisht një bombë me sahat.
E dyta, nuk janë biznese jetike, në veçanti fasoneria, e cila e ka mbi 90% biznesin e lidhur me Italinë apo Francën, apo Spanjën, në komunikimin e përditshëm që kam operatorët ekonomikë në Shqipëri, ka më shumë se dy javë që kjo degë e ekonomisëc si dhe degë të tjera kanë stapuar praktikisht. Sepse e tërë Italia është futur prej më shumë se një muaji në një situatë ndalimi të çdo aktiviteti jo esencial ekonomik, po kështu edhe vendet e tjera. Pra, nuk bëhet fjalë këtu për aktivitetet jetike për ekonominë. Aktivitetet jetike për ekonominë janë ato që mbështesin zinxhirin e përditshëm të furnizimit me mallra ushqimore, farmaceutike, ujin, energjinë.
/abcnews.al