Basha: Në 25 prill do t’i japim fund të keqes, nëse nuk i mbaj premtimet nuk kërkoj më mandat

schedule10:09 - 4 Mars, 2021

schedule 10:09 - 4 Mars, 2021

Kretari i Partisë Demokratike Lulzim Basha  këtë të enjte në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit është takuar me qytetarët në Kombinat ku ka premtuar se planet e tij qeverisëse janë në shërbim të popullit.

Gjatë ecjeve në Kombinat, Basha u takua me shumë të rinj me të cilët ndau planin e tij për rininë dhe arsimin e tyre.

LEXO EDHE: Basha me biznese dhe qytetarë në Kombinat: Nuk premtoj mrekulli, por qeveri normale

“E kemi dëgjuar zërin tuaj. Kemi bërë një plan shumë të mirë bashkë me ju. Tani duam që të gjithë bashkë në 25 prill t’i japim fund kësaj. Dhe për këtë forca më e madhe është rinia. Rinia studentore në veçanti. Ju mos e humbisni shpresën. Shqipëria është e fortë. Studentët shqiptarë janë të shkëlqyeshëm. Ju ka munguar një qeveri në krahun tuaj. Keni pasur një qeveri që ju ka luftuar. Në 25 prill të bëhemi të gjithë bashkë për një qeveri në krahun tuaj dhe ju garantoj që do ta ndieni ndryshimin. Do ta ndieni me tarifat, se të gjithë studentët që vijnë nga familje që kanë të ardhura më pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj do të përfitojnë 100% subvencion tarifave“, ka thënë Basha.

Gjatë bisedave me qytetarë e biznese, Basha tha se shqiptarët duhet të durojnë edhe pas ditë, pas 25 prilli po vjen dhe kjo do të jetë dita e ndryshimit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse nuk i man premtimet e mia nuk do të kërkojë më mandat nga ata. e.su./abcnews.al