Basha: Ministrat e rinj, përzjerje të paaftësh, anonimesh e të korruptuarish

schedule13:23 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 13:23 - 28 Dhjetor, 2018

Ndryshimet në kabinetin qeveritar i ka komentuar kreu i opozitës si një lëvizje e paturpshme e radhës e kryeministrit Edi Rama. Të paaftë, anonim dhe disa thellësisht të korruptuar i ka quajtur Lulzim Basha emrat e ri që zënë 8 karriget e ministrave pranë shefit të qeverisë Rama.

“Edi Rama mund të kishte vendosur sot parukieren e tij dhe shoferin e tij dhe askush nuk mund ta ndalë”.

E sheh kështu ndryshimin e mbi 50% të kabinetit të ministrave kreu i opozitës Lulzim Basha sipas të cilit, shkarkimi nga detyra është vetëm fillimi i asaj që duhet të presë një pjesë prej të të larguarve.

“Ministrat e larguar janë njerëz të korruptuar dhe inkriminuar, largimi i tyre nuk mjafton, duhet të dalin përpara drejtësisë”.

Me këtë akt kreu i qeverisë tregoi se nuk ka nevojë për ministra pasi në vend të tyre ai qeveris me oligarkët, thekson Basha.

“Në këtë kuptim ajo që ka afruar janë të paaftë anonim dhe të korruptuar, roli i tyre është fasadë e qeverisjes së Ramës me oligarkët dhe në këtë kuadër e ka më të thjeshtë që vendimet t’i vulosin ky grup njerëzish pa asnjë profil apo përgjegjësi politike”.

Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e partisë, që sot është kthyer në një plaçkë private e Edi Ramës sipas Lulzim Bashës, por kjo nuk mund të fsheh atë që kryeopozitari e konsideron të vërtetën që çdo shqiptar e sheh dhe e njeh.

“Peshku është qelbur nga koka”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!