Kreu i Partisë Demokratike ka vijuar takimet me qytetarët në fshatin Dvoran të Korçës ku ka bashkëbiseduar me fermerë dhe banorë, të cilët shprehën shqetësimet e tyre. Problem prej 5 vitesh është mos marrja e asnjë subvencioni nga shteti për fermerët, të cilët u shprehën se edhe pse janë gati t’i shesin nën kosto prodhimet e tyre, nuk kanë ku t’i tregtojnë ato.
Kryeopozitari Basha ka zhvilluar takime me banorë të Devoll dhe Dvoran të Korçës, ku pasi ka dëgjuar problemet me të cilat përballen fermerët i ka treguar atyre zgjidhjen e forcës politike që drejton.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar takimet me qytetarët në fshatin Dvoran të Korçës ku ka bashkëbiseduar me fermerë dhe banorë, të cilët i shprehën kryedemokratit shqetësimet e tyre. Problem prej 5 vitesh sipas tyre është mos marrja e asnjë subvencioni nga shteti për fermerët, të cilët u shprehën se janë gati t’i shesin nën kosto prodhimet e tyre, nuk kanë ku t’i tregtojnë ato.
Kreu i opozitës u tha fermerëve se vështirësitë e tyre, janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisjes që Rama ka zgjedhur të praktikojë duke i dhënë dy këshilla kujt kërkon ndryshim.
Në Devoll, Basha u tha fermerëve se Partia Demokratike synon rikthimin e skemës së subvencioneve duke argumentuar se shteti duhet të ndihmojë jo vetëm në pika grumbullimi pore dhe pika përpunimi.
Lulzim Basha i kërkoi fermerëve dhe banorëve të Korçës angazhim dhe mobilizim në dhënien fund të kësaj gjendjeje, për të mundësuar atë që kryeopozitari quan çlirim të ekonomisë. /abcnews.al