Basha me biznesin në Durrës. Plani ynë për nxjerrjen e vendit nga kriza

schedule22:44 - 1 Shkurt, 2019

schedule 22:44 - 1 Shkurt, 2019

Takimin me bizneset për të diskutuar problemet që ata hasin dhe alternativën që për selinë blu do të nxjerrë nga situata jo vetëm pronarët dhe të punësuarit por edhe konsumatorët, kryedemokrati Lulzim Basha e vijoi në një biznes në qytetin e Durrësit.

“Punësimi me paga dhe kushte dinjitoze – gjithçka prezantojmë sot është në funksion të këtij qëllimi”.

Shqetësimet kryesore të një biznesi ja tha drejtori ekzekutiv me të cilin bisedoi.

“Infrastruktura, kemi investuar vetë, pastaj nuk kam personel profesional”

Për këtë i vjen në ndihmë modeli gjerman.

“Kanë një përvojë, trajnimi dual, gjysmë në shkollë gjysmë në biznes, do ju ndihmonte?

Qytetari: Absolutisht po.

Hapi i dytë për Lulzim Bashën?

“Është reforma fiskale, çmimi i energjisë çfarë roli luan?

“Jashtëzakonisht shumë të madhe”.

Paketa e demokratëve për lehtësirat fiskale për bizneset, e ndërtuar me ekspertë gjerman, do të lejojë që sipërmarrja të marrë frymë, të investojë tek vetëvetja duke siguruar kështu punësim – deklaroi shefi i selisë blu.

“Taksa e sheshtë 9%

Kontributi shoqëror 18% (9% punëdhënësi dhe 9% punëmarrësi)

Heqja e taksës 300 lekë/l naftë

Ulja e çmimit të energjisë elektrike me 30%-40% për bizneset prodhuese”.

Shqetësimin e biznesit e dëgjoi nga kush ofron shërbime në rrugët e qytetit bregdetar. Në qytetin, kryebashkiaku i të cilit, Vangjush Dako është i përfshirë në skandalin e ushqyer nga publikimi i Zërit të Amerikës, që ngre akuza për vjedhje të votave përmes grupeve kriminale, Lulzim Basha i ftoi qytetarët t’i bashkohen në 16 shkurt në Tiranë.

“Zgjedhje me Gjushin e Avdylajve dhe Ramën e Kokainës e Ramën e Xibrakës nuk bëhën prandaj jemi ktu. Keni një kryebashkiak që e ka fatin të lidhur me Niçen. Me 16 shkurt do ta këpusim këtë nyje. Do jua kthejmë qytetarëve të ndershëm”.

16 shkurti do të krijojë hapësirën e nevojshme, sipas Bashës, që qytetarët të zgjedhin lirshëm mes ofertave politike dhe jo që bandat të ndajnë mes njëri-tjetrit llokmat e Shqipërisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!