Basha me banorët e Qerretit: Kriminale, autoritetet u thonë të futen në banesa pa asnjë dokument

schedule12:04 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 12:04 - 14 Dhjetor, 2019

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është takuar me banorët e prekur nga tërmeti në Qerret të Durrësit. Banorët kanë deklaruar se pavarësisht se banesat e tyre janë dëmtuar rëndë, autoritetet u thonë që të futen brenda, por pa i dhënë një dokument.

Sipas Bashës, kjo është kriminale dhe porositi banorët të mos hyjnë në banesa.

“Nuk ka inxhinier ta firmosë shtëpinë në këtë gjendje. Inxhinieri që firmos se kjo është e banueshme, shkon në burg. Dhe njerëzit që ju thonë futuni se është e banueshme, pa firmë, edhe ata do të shkojnë në burg. Edhe ata që ju thonë dhe i mësojnë që t’u thonë banorëve futuni në banesa të shkatërruara duhen futur në burg”, tha ndër të tjera Basha./abcnews.al