Basha me aleatët: Të enjten bllokohen disa akse rrugore

schedule19:08 - 4 Prill, 2018

schedule 19:08 - 4 Prill, 2018

Lulzim Basha ka mbledhur pasdite aleatët e tij opozitarë. Në takim është diskutuar strategjia e të enjtes, në vijim të aksionit të shpallur për mosbindje civile.

Opozita ka vendosur që nga ora 10 deri në 13 të bllokojë disa nga akset kryesore rrugore në vend, konkretisht aksin e Vorës,  rrethrrotullimin e Milotit, rrethrrotullimin e Rrogozhinës dhe atë të Bradasheshit.

Për shkak se të gjithë deputetët e PD, e aleatëve të saj do jenë të shpërndarë në këto akse rrugore, koalicioni opozitar i ka drejtuar një kërkesë kryetarit të Kuvendit për shtyrjen e seancës së të enjtes, për në orën 18.00 të pasdites, në mënyrë që ata të jenë të pranishëm.

Pas takimit me aleatët, në zyrën e Lulzim Bashës ka mbërritur raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europianë, Knut Fleckenstein, i cili ndodhet në Tiranë për takime me aktorët politikë, në prag të daljes më 17 Prill, të Opinionit të Komisionit Europian, mbi hapjen e negociatave të antarësimit të Shqipërisë me BE./abcnews.al