Basha mbyll fushatën mes demokratëve në Tiranë: Ndryshimi, çështje orësh

schedule19:27 - 23 Prill, 2021

schedule 19:27 - 23 Prill, 2021

Lulzim Basha zgjodhi Tiranën dhe sheshin “Nënë Tereza” për të mbyllur fushatën e zgjedhjeve të 25 Prillit, i cili ishte i mbushur nga mijëra demokratë që qëndronin jashtë makinave, ashtu si një muaj më parë kur u çel fushata. Himni kombëtar i kënduar nga Kastriot Tusha i la më pas fjalën Lulzim Bashës për mesazhet e fundit përpara ditës së diel.

Kjo mbrëmje shënon fundin e një rrugëtimi që nisëm bashkë pak më parë se një muaj më parë nga ky shesh, që na ka çuar nga Jugu në Veri, në Tropoja në Sarandë, nga Korça në Durrës, cep më cep të Shqipërisë. Të një Shqipërie të mbushur me shpresë dhe gëzimin e fitores që po vjen.

Pas tetë viteve dështim, jo më dëshpërim dhe lot, por gëzim për ditën e madhe që po afron, ditën e fitores së çdo shqiptari, të demokracisë, të Shqipërisë si gjithë Europa duke votuar numrin 9. Ndryshimi është cështje orësh, ai është në këtë shesh, gjokset tuaja, sytë tuaj, ushton numri 9 për ndryshim dhe fitore. Të dielën vjen ndryshimi” tha Basha./ db/ Abcnews.al