Basha lëvizje brenda partisë

14:24 | 15/07/201914:240

Deri në fund të sezonit veror Partia Demokratike do ti ketë gati shtabet politikë në të gjitha rrethet. Në këtë organizim të urdhër nga kryetari Lulzim Basha vihen re edhe disa lëvizje të koordinatorëve që do të angazhohen për të ringritur strukturat e degëve të partisë kryesisht në zonat që kanë ndeshur më shumë probleme me elektoratin.

Nuk do të ketë pushim në Partinë Demokratike këtë verë.

Organizimi i degëve të partisë në rrethe ka zënë vendin kryesor në axhendën e kryetarit Lulzim Basha. Nëpërmjet një urdhri ai ka kërkuar që nga data 15 korrik deri në 31 gusht të ngrihen shtabet politikë në nivel qendror e lokal duke lënë të kuptohet se fushata elektorale tashmë ka nisur zyrtarisht në selinë blu.

Një lëvizje të re ka bërë kryedemokrati Basha me ndryshimin e disa prej koordinatorëve politikë në rrethe.

Numri dy i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është emëruar në Shkodër në vend të ish deputetit Flamur Noka. Ky i fundit ka zëvendësuar Luçiano Boçin në Elbasan.

Ish deputeti durrsak Oerd Bylykbashi është emëruar në Tiranë duke ia lenë organizimit e qarkut bregdetar Gent Strazimirit.

Në Tiranë Lulzim Basha ka emëruar edhe Nënkryetarin e Partisë Demokratike Edmond Spaho që prej disa vitesh organizon degën e Partisë në Elbasan.

Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më në Fier pasi kryedemokrati e ka emëruar koordinator politik në Dibër.

Edhe Ervin Salianji lë Korçën, për të ndjekur ecurinë e partisë në Gjirokastër.

Vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike është marrë pas mbledhjes me Kryesinë dhe strukturat e Partisë.

Në shkresën zyrtare të firmosur nga kryedemokrati Basha kërkohet gjithashtu informacion i detajuar për të evidentuar funksionarët politikë dhe drejtuesve të degëve të Partisë Demokratike ndër vite si dhe nxitjen për ti angazhuar përsëri në strukturat e partisë.

Përdorimi i rrjeteve sociale është parë si pikë e fortë nga shefi i opozitës për përhapjen e mesazhit politik të strukturave drejtuese të Partisë.

Gjithçka duhet të jetë gati në shtator kur pritet edhe lëvizja e radhës të aksionit opozitar. Vetë Lulzim Basha ka nisur tur takimesh me strukturat e Partisë në të gjithë vendin./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono