Basha kryqëzohet në Kuvend, përplasen për kulla e kate/ Cirk blu, shumica rrin e vështron

schedule15:14 - 5 Tetor, 2023

schedule 15:14 - 5 Tetor, 2023

Përplasja mes Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhi u bë kryefjala e punimeve parlamentare këtë të enjte.

Me tone të larta, kryetari i PD-së, i kërkoi Kuvendit që të mos vonojë dhe ta njohë atë si kryetar të grupit parlamentar demokrat.

Por Gazmend Bardhi i cili akoma thirret në Kuvendi si kryetar i grupit të PD-së i bërë Bashës akuza të cilat provokuan një debat edhe më të fortë.

Debati vijoi në oborrin e Kuvendit përmes kamerave, ku Lulzim Basha pranoi që të afërm të tij, kanë blerë kate në disa kulla, të cilat i përmendi Bardhi.

Socialistët ndoqën me këshëri përplasjen e dy demokratëve, të cilët i ndan foltorja dhe i bashkon vendi ku ulen në parlament.

Kryetarja e Kuvendit që prej kohësh thotë se do të konsultohet me juristët se kë do të njohë kryetar grupi demokrat, e kaloi topin në një fushë tjetër.

Shumica dërrmuese e deputetëve të dalë nga listat e Partisë Demokratike kanë firmosur se njohin Gazmend Bardhin si kryetar grupi, ndërsa Basha i cili ka avantazhin e vulës zyrtare të PD-së, ka pas vetes një grupim të vogël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!