Kryesia e Partrise Demokratike e mbledhur kete te premte vendosi hartimin e një kalendari protestash në mbarë vendin. Sipas kryedemokratit Basha do të ngrihen shtabe me partitë e tjera per organizimin e protestave në rrethe dhe në kryeqytet. Paralelisht, – tha kreu i PD-së, do të vijoje dhe shpalosja e programit me të gjitha grupet e interesit.
“Vendimi i parë i Kryesisë ka të bëjë me hartimin e një kalendari protestash popullore të shtrira në të gjithë vendin dhe natyrisht protestave kombëtare në Tiranë, për të cilat në ditët në vijim kolegji i kryetarëve dhe Këshilli Kombëtar i PD do marrin vendimet përkatëse për organizimin, datat, të mobilizimit mbarëqytetar për të vazhduar protestat popullore për largimin e Maduros së Ballkanit.”
Kryedemokrati tha se do të ngrihen shtabe ndërpartiake për organizimin e protestave të fuqishme mbarëpopullore.
“Po kështu është marrë një vendim i rëndësishëm për ngritjen e shtabeve politike dhe organizative në nivel qendror dhe lokal, të cilat në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës së bashkuar do të bëjnë të mundur përparimin me këtë kalendar pune dhe organizimin e protestave të fuqishme mbarëpopullore në të gjithë territorin e vendit.”
Basha tha gjithashtu se Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur të vazhdojë me shpalosjen e alternativës, vizionit dhe programit të PD me të gjithë grupet e interesit. /abcnews.al