Basha: Ja si vidhen paratë e pasuritë publike nga Rama dhe oligarkët

schedule09:29 - 7 Tetor, 2018

schedule 09:29 - 7 Tetor, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook ka zbardhur skemën e vjedhjes së parave dhe pasurive publike. Sipas tij PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliardë euro, ndërsa abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë: 900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë, 753 milionë euro kanë shkuar për fasada dhe luks dhe 252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës.

Kreu demokrat rendit edhe 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 5 vjet, sç janë: Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit, kriteret përjashtuese për të favorizuar njē kompani të caktuar, skualifikimet e padrejta të kompanive, rregjistrim offshore i kompanive fituese dhe propozime të pakërkuara kundër interesit publik.

Basha theksoi se verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia.

Sipas tij ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!