Sali Berisha dhe koalicioni i tij “Bashkë Fitojmë” e kanë humbur këtë të premte fronin e partisë më të madhe opozitare. Edhe pse Meta e Berisha bashkë morën në 14 maj 247 mijë vota, Kolegji Zgjedhor vendosi që të shpallë parti të parë të opozitës, PD-në e Lulzim Bashës, edhe pse ai nuk ka marrë as gjysmën e votave të kolalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.
Në këtë mënyrë, gjykata, që është edhe hallka e fundit e vendimmarrjes, rrëzoi KQZ-në dhe KAS-in që favoret e partisë së parë, ja kishin dhënë Partisë së Lirisë, së Ilir Metës, të cilët drejtuan zyrtarisht koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Basha u mbrojt me argumentin se Partia e Lirisë nuk mund të gëzonte privilegjet e gjithë koalicionit dhe mungesa e një partie zyrtare bëri që Sali Berisha ta humbë të gjithë kapitalin elektoral që e ka konfirmuar se e ka shumë më të lartë se të Bashës.
Favorin e parë të drejtpërdrejtë që i dha Kolegji Zgjedhor Bashës këtë të premte, ishte e drejta që të ketë më shumë komisionerë se Meta në zgjedhjet lokale të Kukësit, një rrethanë kjo absurde, sepse PD-ja e Bashës nuk ka fare kandidat për 24 shtatorin.
Por Lulzim Basha nuk është naiv. Ai nuk e bëri këtë betejë deri në Kolegjin Zgjedhor vetëm për Kukësin ku nuk garon fare. Ky precedent do t’i shërbejë atij gjatë 4 viteve të ardhshme, për të patur në shumë komisionerë në zgjedhje të përgjithshme, dhe cfarë është më e rëndësishmja, më shumë para nga buxheti i shtetit.
Ashtu sic fitoi zgjehdjet ne tirane ne 2011, si procesin e larget po jo te harruar, te hetimit Durres Kukes, sërish pas fitores se tij eshte i njejti emer: Sali Berisha. Po kësaj radhe në një tjetër vektor. fiton, si i preferuari përballë ish mentorit te tij, qe zyrtarisht është e shkuara./abcnews.al