Lulzim Basha paralajmëron se vitin e ardhshëm vendi mund të ketë edhe zgjedhje parlamentare, paralelisht me zgjedhjet vendore. Qëndrimin e shpalli gjatë një takimi me fermerë dhe banorë të Kosmaçit në Vaun e Dejës.
Takimet e paralajmëruara me qytetarët, kreu i opozitës edhe pse disa javë më vonë, i nisi me fermerët dhe banorët e fshatit Kosmaç në bashkinë e Vaut të Dejës.
Pasi dëgjoi ankesat e fermerëve, kreu i opozitës Basha ndau me ta atë që sheh në thelb të problemit të tyre jetik, pamundësisë për zhvillim dhe shfrytëzim të produkteve bujqësore që prodhojnë.
“Kush ka marrë subvencione, shikojeni, kandidatët e PS për pushtet. Ju mbledh taksat ju, që i ndan me klientët e tij dhe iu kërkon që ato para t’i derdhin sa herë ka fushatë elektorale”.
Dalja nga ky rreth vicioz si e quan kryedemokrati, e mundëson plani i forcës së tij politike për bujqësinë, i organizuar në tre shtylla kryesore.
“Shtylla e investimeve infrastrukturore, subvencione të drejtpërdrejta për çdo fermer apo blegtor në bazë të prodhimit & tarifa doganore për prodhimet e eksportit, zhvillimi dhe përqafimi i teknologjive të reja”.
Janë këto premtime të cilat duhet të përcaktojnë votën e tyre, theksoi Basha duke iu drejtuar në dukje ndërgjegjes së tyre qytetare.
“Ju do të keni prapë mundësinë të zgjidhni qeverinë që doni, jo të bëjnë gallatë sa herë ka fushatë sepse e dijën që kur vjen dita e zgjedhjes votën e nxjerrin me hir e pahir. një test i madh po afron. vitin e ardhshëm kemi zgjedhje vendore që mund të jenë njëkohësisht me zgjedhje të parakohshme do jenë shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën për të vendosur çfarë qeverisje doni”.
Problem i tyre e ka një zgjidhje dhe ajo buron fillimisht nga ushtrimi i të drejtës themelore, asaj të votës, me zgjuarsi, theksoi kreu i demokratëve Lulzim Basha./abcnews.al