Lulzim Basha i bëri thirrje Kryeministrit dhe Parlamentit të tërhiqen nga shembja e Teatrit Kombëtar. Teksa firmosi peticionin kundër këtij projekti, në prani të artistëve, kreu demokrat ftoi qytetarët të protestojnë të enjte paradite para Kuvendit.
Firmosi peticionin kundër shembjes së godines së Teatrit Kombëtar dhe lëshoi një fjali që tingëlloi si ultimatum.
Këtë paralajmërim ia dha kryeministrit pak orë para kalimit në Kuvend të projektligjit për Teatrin e ri kombëtar, i kundërshtuar fuqishëm publikisht nga opozita që mbështet protestën e një pjese të artistëve. Lulzim Basha është i bindur se opozita nuk i ka numrat në parlament për ta penguar, por tregoi se lufta do të vijojë.
Duke mbajtur në dorë pankartën “Unë jam Teatri”, kreu demokrat premtoi se është dhe do të jetë në krah të artistëve kundër shembjes së Teatrit.
Sipas Bashës, historia e shembjes së Teatrit Kombëtar zë fill shumë më herët.
Basha u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë të enjten para parlamentit kundër shembjes së Teatrit, ndërsa deklaroi se votat e opozitës do të jenë kundër këtij projekti që e quajti një atentat kushtetues./abcnews.al