Basha: Ekstradimi i Seitit, megaskandal i paprecedentë

schedule22:49 - 1 Shkurt, 2018

schedule 22:49 - 1 Shkurt, 2018

Për kreun democrat, Lulzim Basha, tensioni i djeshëm në parlament u inskenua nga mazhoranca për t’i hequr opozitës të drejtën e fjalës në Kuvend në një moment sipas tij, jashtëzakonisht delikat për shtetin ligjor.

Në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Basha akuzoi sërish qeverinë e Edi Ramës për atë që e quajti rrëmbimi i dëshmitarit kyç në hetimin Tahiri-Habilaj, Nezar Seiti. Sipas Bashës, ekstradimi i tij në Itali është një megaskandal i paprecedentë. Basha tha se Seitaj u ekstradua vetëm 24 orë pasi përmes avokatit të tij, ka nisur procedurat për t’u kthyer në të penduar të drejtësisë.

Kreu demokrat tha se opozita do të vijojë të denocojë këtë qeveri me të gjitha format dhe mënyrat, sikundër bëri në protestën 27 Janarit, që sipas tij, është më e madhja e organizuar deri tani.
I pyetur për alternativën e opozitës, Basha u përgjigj se kjo alternativë është transparenca, fundi i monopoleve, i koncesioneve korruptive dhe i bashkëqeverisjes me krimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!