Të dy kampet e ndara tashmë të Partisë Demokratike pretendojnë fitore në zgjedhjet e 6 Marsit. Në studion e Abc Live me gazetaren Sibora Bitri, Aldo Bumçi nga Komisioni i Rithemelimit tha se kanë pritshmëri të mëdha për Shkodrën si dhe për Dibrën, Vorën dhe Lushnjen duke analizuar secilën bashki.
“Zoti Basha ka frikë nga demokratët. Nuk i mbledh institucionet. Thotë që nuk i njeh. Kur njeriu ndjen që ka autoritet i njëjti person ndryshon tërësisht rrjedhën e gjërave. Ata që besojnë e ndryshojnë gjithçka. Nuk ka pse të vendosë as Berisha dhe as kryetari që do jetë. I cilësojnë demokratët si fëmijë të parritur. Ne i besojmë njerëzve në Shkodër, në Korçë në Vlorë. Ata e dinë çfarë është më e mirë për ta.
Ne hyjmë për të fituar në Shkodër. Ne kemi shanse të mira për të fituar në Dibër. Rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit është në distancë. Në Lushnje. E kemi fituar edhe kur kemi qenë në opozitë. Dhe në Durrës kemi një tronditje të Partisë Socialiste. Dako u largua. Nuk ka konsolidim dhe ka një parti socialiste në krizë. Në Vorë nuk është garë e lehtë. Por për shkak se ajo zonë na ka votuar për një kohë të gjatë ne hymë për të qenë fitues. Në Rrogozhinë kemi shpresë te aleanca lokale. U tha këtu që po garojmë në aleancë me LSI kur fitoi Basha në vitin 2011. Po këto katër vite a ka qenë Basha në opozitë me LSI. Ata braktisën mandatet prej nesh. Kurrë PD nuk ka thënë se PD merr 71 mandate vetëm por me aleatët. Çfarë bëri LSI tani që u bë e keqe”, tha Bumçi.
Ndërsa Endri Hasa kundërshtoi vazhdimisht Bumçin duke theksuar se Berisha nuk ka kandidatë dhe fut demokratët në gjirin e Ilir Metës për interesin e tij personal. Hasa tha se ka një tentativë të Berishës për dëmtuar interesin elektoral të Partisë Demokratike.
“Ju sot keni një mision. Nuk keni as kandidatë, Bëheni pjesë e kësaj zallamahie që bën bashkë disa demokratë dhe ish demokratë dhe i fut në gjirin e Ilir Metës. Ka 5 muaj që vetëm dëgjojmë. Më 11 Dhjetor bëtë një mitting. Ata erdhën për të vrarë me datën 8 Janar. Ai njeri që u ngjit me gurë te dritarja e partisë. Ata erdhën për të vrarë. Ilir Meta që duhet të bënte presidentin e republikës orkestronte me Belind Këlliçin si duhet të bëhej hyrja te parkingu. Sot nuk kemi ardhur në diskutimin për të bërë primare. Kemi një tentativë të Berishës për të dëmtuar interesin elektroral të Partisë Demokratike. Ti duhet të ndiqje vendimet e kryesisë ku bëje pjesë.
Ata 60 kryetarë degës që kanë qenë në këshill kombëtar ishin demokratë me emër me zë dhe figurë. Ju ka sjellë njerëz dhe Ilir Meta në stadium. T’iu vijë turp. Sa për PDK e Nard Ndokës ik e pyeti ata në Shkodër sa shumë e donin kandidat dhe aleat. Për primaret e PD mund të kenë votuar edhe njerëz nga rruga. Sot ata uzurpojnë dhe keqpërdorin emrin e Partisë Demokratike. Këtyre u erdhi dita të turren pas Malit me Gropa. Mund të qëndrojnë ato që thotë Aldo për PD. Por qëllimi i tyre është të dëmtojnë PD? Partia Demokratike i hyn zgjedhjeve për të fituar. I ftojmë demokratët të mbështesin kandidatët e PD që kanë vetëm një interes që të çojnë PD në qeverisje dhe t’u ofrojnë shqiptarëve një qeveri më të mirë”, u shpreh Hasa. /abcnews.al