Basha ankohet në KAS, kërkon që Meta të mos ketë dy komisionerë për zgjedhjet në Kukës

schedule15:36 - 6 Shtator, 2023

schedule 15:36 - 6 Shtator, 2023

TIRANË- Krahas retorikës së fortë në tryezat politike, përplasja e fraksioneve të Partisë Demokratike, asaj të kryesuar nga Lulzim Basha dhe asaj të kryesuar nga Sali Berisha vijon edhe në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve.

Sakaq, Partia Demokratike e Lulzim Bashës, ka kundërshtuar vendimin e KQZ-së për t’i dhënë koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ dy komisionerë dhe sekretarin e KZAZ-së, për zgjedhjet në bashkinë e Kukësit, të cilat do të mbahen më 24 shtator.

Gazetarja e ABC  News, Esiona Konomi po e ndjek nga afër mbledhjen në KAS, ku dhe pritet të merret një vendim. Por si qëndron çështja dhe çfarë kërkon të fitojë Lulzim Basha në KAS, për këtë gazetarja bëri këtë përshkrim:

“Ka nisur mbledhja e KAS. Kjo është një përpjekje e Bashës, për të fituar shumicën, pra për t’u quajtur ai partia më e madhe opozitare dhe jo ajo e lirisë, tu quajtur ai paria më e madhe. Në një vendim të mëhershëm, Ilirjan Celibashi duke konsideruar Parinë e Lirisë si kryesuese e koalicionit Bashkë Fitojmë dhe duke qenë se ky koalicion kishte më shumë vota të PD, atëherë vendosi se çdo benefit në emër të partisë më të madhe opozitare  t’ia japë partisë së Metës në emër të koalicionit që drejton dhe nuk u prit mirë nga Basha. Kjo nuk është një çështje që  ka të bëjë  vetëm me Kukësin, pasi Kukësi është një ishull i vogël në betejën politike, pasi kjo ka të bëjë me të ardhmen dhe zgjedhjet e ardhme lokale. Nëse kjo formulë ngel në fuqi, atëherë Basha do të kwtë më pak komisionerë se Berisha dhe Meta dhe më pak fonde dhe para, dhe po përpiqet që këtë betejë ta fitojë në Gjykatë dhe KAS”, tha ajo.

Më tej, gazetarja Konomi thotë se paraprakisht duket një tendencë, e cila mund të vendosë në favor të Bashës si parti më e madhe opozitare, por gjithsesi është ende herët për të arritur në këtë konkluzion pasi vijon mbledhja e KAS.

“Aktualisht KAS po shqyrton çështjen dhe duket se ka një tendencë që vendimi i Celibashit të rrëzohet dhe të kemi një rikonsiderim të partisë së Bashës si parti më të madhe opozitare, çfarë nuk përputhet me votat reale, por me sa duket përputhet me një interpretim juridik që bëjnë anëtarët e KAS”- shtoi gazetarja/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!