Basel kundër ndeshjeve pa tifozë, presidenti: A e dini sa shpenzojmë?!

schedule14:19 - 29 Prill, 2020

schedule 14:19 - 29 Prill, 2020

Basel del hapur kundër rinisjes së kampionatit pa praninë e tifozëve. Presidenti Bernhard Burgener ka folur pa doreza në një intervistë për “SRF” dhe ka theksuar se nuk u interesojnë shumë të ardhurat nga e drejta televizive, pasi prej tyre sigurojnë vetëm 10% të prurjeve në buxhet.

Kreu i klubit zviceran është  qartë, teksa kërkon që kampionati të luhet me tifozë në stadiume, pasi ndryshe do t’u shkaktonte atyre edhe më shumë humbje në aspektin financiar.

“Të ardhurat kryesore na vijnë nga spektatorët, nga përfitimet që kemi prej stadiumet, nga sponsorët e ndryshëm, marketingu dhe transferimet”, thotë qartësisht Burgener, i cili më tej tregon edhe shifrën që do u duhet të shpenzojnë për çdo ndeshje në raste se do të luhet me dyer të mbyllura.

“Të luash me dyer të mbyllura do të thotë më shumë kosto për ne, ndërkohë që arkëtimet do të jenë zero. Për një ndeshje do të na duhet të shpenzojmë 300 mijë franga”, deklaron presidenti i Basel, që dukshëm është kundër rifillimit të kampionatit pa tifozë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!