Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me reagimin e këtij të fundit për rastet e vetëvrasjeve të të sëmurëve me Covid në Shqipëri.
Bardhi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit duke e quajtur atë të papërgjegjshëm.
“Vetem nje hajdut i pashpirt si ti mund ta quaj normale vdekjen e qytetareve. Edhe sa njerez duhet te vdesin vetem e vetem se ti refuzon te ndalesh vjedhjen dhe ti cosh parate per paisje mjekesore, per shtim te stafit dhe kapaciteve mjekesore dhe per te ndihmuar qytetaret te blejne ilacet e shtrenjta antiCOVID”, shkruan Bardhi.
n.d./abcnews.al