Pas përplasjes mes banorëve që protestojnë prej muajsh kundër shembjes së shtëpive të tyre në kuadër të projektit të unazës së madhe, sekretari i përgjithshëm i demokratëve Gazment Bardhi akuzoi qeverinë se po përdor policinë për burgime politike.
Për Partinë Demokratike, kreu i qeverisë Edi Rama me ndihmën e ministrit të tij të brendshëm, po përdor policinë si mjet dhune ndaj qytetarëve që protestojnë ndaj tij, duke mbushur qelitë me të burgosur politik.
“Rasti me flagrant është ai i dhunimit të banorëve të Unazës së Re duke i goditur dhe helmuar me gaz, policë të armatosur që ulin kokën përpara krimit të organizuar trimërohen përpara grave dhe fëmijëve, duke i djegur ato”.
Dëshmia e Astrit Sadikajt për demokratët është vetë-ilustruese. Sot në burg sipas demokratëve, duhet të jenë urdhëruesit e këtyre akteve dhe ata që kanë firmosur për projektin e Unazës së Re. /ABC News Albania 24/7