Bardhi: Policia kërkon të përhapi panik

schedule16:44 - 12 Shkurt, 2019

schedule 16:44 - 12 Shkurt, 2019

Përmes një deklarate për mediat Policia e Shtetit ka ndarë shqetësimin e saj për përfshirjen në tubimin e 16 Shkurtit të individëve me precedent penalë apo të nxitur nga aktorë të tretë, të cilët synojnë krijimin e një klime destabiliteti në Shqipëri.

Njëkohësisht Policia i ka bërë thirrje qytetarëve që s’kanë lidhje me këtë tubim, të marrin masa për kufizimin e lëvizjes së tyre gjatë datës 16 Shkurt në mjediset ku do të zhvillohet protesta.

Përhapje paniku me urdhër të Edi Ramës  e konsideron Partia Demokratike këtë deklaratë të Policisë së Shtetit, në një reagim të menjëhershëm të sekretarit të përgjithshëm të kësaj force politike, Gazment Bardhi.

Protesta e 16 Shkurtit e thirrur nga opozita e bashhkuar është paralajmëruar të jetë paqësore dhe demokratike nga kryedemokrati Lulzim Basha./abcnews.al