Sesioni i vjeshtës e përballi Lulzim Bashën me supriza aspak të këndshme.
Prej kësaj të hënë, që parlamenti hapi dyert, ish-kreu i demokratëve, do të ulet në bankat e fundit të opozitarëve, pasi ish-bashkëpunëtori i tij i dikurshëm, Gazmant Bardhi nuk tregoi aspak tolerancë më të.
Me firmë të tij, në radhët e para u vendosën mbështetësit e Berishës, ndërsa të tjerët zunë vendet nga fundi.
Megjithatë, reagimi i Lulzim Bashës mungoi, ai sërish mori mungesë në Parlament.
Ditën kur do të vendos të kthehet në Parlament, do të mësojë se i janë kufizuar jo vetëm hapësirat parlamentare por edhe ndërkombëtare. Ai u përjashtua nga i vetmi organizëm nderkombëtar që ishte anëtar, ai në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ku premtonte për konfisikimin e pasurive ruse dhe rindërtimin e Ukrainës.
Por edhe ky mision ngeli i papërmbushur, ndërsa vendin e tij, do e zërë deputetja Albana Vokshi, misioni kryesor i së cilës do jetë rindertimi i figures së Berishës.
Gazmend Bardhi shoqëroi largimin e Bashës, me afrimin pranë tij të Flamur Nokes, me të cilin do ndajë tani e tutje, hapësirat e ngushta të opozitës edhe në ulëset e parlamentit.
Në fund të salles do të qëndrojë edhe Enkelejd Alibeaj. Por ndryshe nga Basha, ai nuk do të jetë vetëm, por i shoqëruar nga një grusht i vogël deputetësh demokratë që duket se janë të vendosur të ndajnë rrugët njëherë e përgjithmonë me Sali Berishën./abcnews.al