Pas përfundimit të dy sfidave të para do të zhvillohen pasditen e kësaj të diele, përballjet e fundit, të vlefshme për javën e 23-të të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, ku në “mitikun” e Tiranës, “Air Albania”, “Bardheblutë” do të sfidojnë “Shijakasit” e Erzenit, ndërsa Skënderbeu do të presë në “shtëpi”, “Verilindorët” e Kukësit.
Sa i pëket sfidës së kryeqytetit, “Bardheblutë” po rrezikojnë pozitat e tyre në “Final 4” dhe një fitore do t’i jepte atyre mundësinë për të qëndruar në distancë me ndjekësit e nga ana tjetër, shijakasit, që kësaj radhe do të drejtohen nga Skerdi Bejzade do të bëjnë çmos të marrin maksimumin në këtë takim, në mënyrë që të largohen nga zona “e ftohtë” e mbijetesës.
Ndërkaq, në përballjen e Korçës, të dyjë skuadrat vijnë në këtë duel pas humbjeve me respektive 0 me 4, ndaj Teutës dhe 2 me 3, ndaj Tiranës e në përballjen e kësaj të diele kërkojnë me patjetër 3 pikët, teksa për të arritur diçka të tilla, si tekniku Gvozdenovic ashtu edhe Çela kanë hedhur në fushën e blertë më të mirët.
Formacionet zyrtare:
TIRANA – ERZENI
Tirana: Abdullahu, Najdovski, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Mici, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Latifi, Abazaj.
Trajner: Julian Ahmataj
Erzeni: Hasanbelli, Osmanllari, Sadiki, Atanda, Peposhi, Kadriu, Mëllugja, Maliqi, Zeka, Migone, Marzuk.
Trajner: Skerdi Bejzade
SKËNDERBEU – KUKËSI
Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Lika, Liço, Rashica, Gerco, Frenklin, Dumfur, Shaqe
Trajner: Ivan Gvozdenovic
Kukësi: Tafas, Murati, Lamçe, Lleshi, Dragoshi, Beshiraj, Zenunaj, Salami, Lala, Fejzaj, Da Mota
Trajner: Emiljano Çela /i.m /abcnews.al