Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Barcelona tentoi dy herë, Mbappe “i lë me gisht në gojë” katalanasit

schedule09:48 - 16 Shkurt, 2020

schedule 09:48 - 16 Shkurt, 2020

Barcelona duhet të shohë për ndonjë objektiv tjetër, pasi Kylian Mbappe e ka vendosur se ku do të transferohet. Gazetari i njohur, Edoardo Inda, ka zbuluar se katalanasit kanë pasur një komunikim me babain e sulmuesit francez, Wilfried.

Ky i fundit ka qenë i qartë: “Djali im do ta lërë PSG-në vetëm për Real Madrid”. Kjo është përgjigja që Barcelona ka marrë dhe kjo madje ka ndodhur dy herë.

Qartazi, katalanasit nuk kanë asnjë shans të transferojnë Mbappe, i cili e ka thënë hapur disa herë që Reali është klubi që ka ëndërruar të luajë. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!